Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Lela kundër rezolutës së PS-së: Nuk ka rrezik rus, rreziku jemi ne
Analisti Alfred Lela mendon se Shqipëria nuk duhet që të shqetësohet nga një ndërhyrje e Rusisë në zgjedhje, pasi janë vetë partitë politike ato që vjedhin zgjedhjet. Ai debatoi me deputetin e PS, Ervin Bushati, i cili u shpreh se është e nevojshme një rezolutë e tillë nisur nga situata që ka ndryshuar. Interesi rus është shtuar duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s.
Sot në kuvend u paraqit një rezolutë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje,që ka të bëjë me dezinformimin dhe mënyrën si financohen burimet për të shpërndarë dezinformim.
“Kjo rezolutë është shumë e përgjithshme, është bërë për të mbuluar shumë gjëra. Ne kemi ngecur në procesin e integrimit. Ne kemi ngecur keq në procesin e integrimit. Ne kemi një problem, sepse nuk na qas askush ke dera. Do të isha shumë i lumtur që ne të kishim një shqetësim se Rusia do të ndikonte në zgjedhjet tona. Por ne vetë i vjedhim zgjedhjet, nuk kemi demokraci. Duhet që të rregullojmë në fillim këto gjëra.
Ne nuk kemi demokraci apo infrastrukturë siç e ka edhe SHBA. Kështu që është e kotë që ne të frikësohemi nga Rusia. Nëse SHBA shqetësohet nga rreziku, është e kuptueshme, por jo ne. Jemi shumë pas. Nuk ka rrezik rus, rreziku jemi ne”, tha Lela në emisionin “Real Story” në News 24.