Lela: Mazhoranca krijon debate për të shuar të tjerët, përse nuk tërhiqeni?

Analisti Alfred Lela mendon se shumica parlamentare ka gjetur një mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet. Kjo bëhet duke krijuar debate të reja, e në këtë mënyrë largohet përqendrimi të shqetësimet më serioze.

“Ajo që ndodh vazhdimisht edhe ia humb fillin është mbivendosja. Mazhoranca ka krijuar një debat për të shuar një debat tjetër. Makronizmi ka qenë pjesë e saj. Ka ndodhur një gjë e madhe. Rruga jonë e Shqipërisë drejt Evropës është kthyer në një vrap me pengesa dhe pengesat duket se po shtohen. Fati ynë është se kemi aleat Amerikën, e fati keq se nuk e kemi pranë gjeografikisht. Tjetër, jemi në Evropë, e nuk jemi pjesë e saj.

Mini-Shengeni nuk na zgjidh hallet, edhe pse nuk është gjë e keqe. Ajo që na mbetet është Bundestagu me 9 kushtet, e shpresoj mazhoranca ta marrë në konsideratë. Opozita e re një mostër. Në fillim u duk zgjidhje por pastaj u bë e shëmtuar. Sigurisht që përgjegjësia për këtë është e Bashës. Por unë pyes se përse nuk e zgjidhni këtë gjë, duke bërë si Cipras, Zaev. Jemi rrethuar nga të gjitha anët duke u dorëhequr, veri, jug, lindje.”, tha Lela në emisionin “Real Story” në News 24.