Flash News

KRYESORE

Lela: Përse ky nxitim për të rrafshuar ndërtesat?

Lela: Përse ky nxitim për të rrafshuar ndërtesat?

Analisti Alfred Lela ka dyshime për nxitimin e qeverisë për të prishur ndërtesat e dëmtuara në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Nuk e kuptoj ngutin e madh për ta zhdukur kujtesën e tërmetit. Sikur emergjenca e emergjencës kombëtare është kjo. Shpejtësia për të shkuar me tritol e fadroma e për të shembur kujtesën e tërmetit dhe të provës.

Po zhdukin provat, por ta lëmë këtë. Po bëj sikur nuk dua të shoh njerëz që dënohen dhe gjej fajtorët. Por te ndërtesat e shembura janë ca mësime. Pra, te ato ndërtesa mësojmë si t’i bëjmë siç duhet, si t’i reagojmë për nesër.

Nëse buldozeri ua heq të drejtën ekspertëve për të folur, atëherë jemi aty ku kemi qenë. Atëherë, përse ky nxitim për të rrafshuar ndërtesat? Ato janë prova, janë dëshmi. Kryeministri ka thënë se fajtorët do t’i fusë në burg, ndërkohë që fshin ato që mund t’i çojnë në burg.”, deklaroi Lela në “Real Story”

Ai shtoi se i duket se në Shqipëri ka kushte kineze, ku kapitalizmi dhe shteti janë bashkë.

“Po ta kishim pasur kapitalizëm të vërtetë, nuk do ta kishim aq keq bregdetin e Durrësit”.

Të fundit