Flash News

KRYESORE

Lela: Zgjedhjet janë zgjidhja që secila palë të shohë se ku rri

Lela: Zgjedhjet janë zgjidhja që secila palë të shohë

Analisti Alfred Lela nuk ka aspak besim te Këshilli Politik dhe se e vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të tregojnë se ku qëndron secila parti. Kurse për uljen në tryezën zgjedhore, ai gjykon se palët po bëjnë sikur po shkruajnë historinë, duke çuar katër marioneta për t’u ulur aty.

“Të gjitha janë prodhim i qendrës dhe qendra është graviteti politik dhe i qeverisë që i prodhon. Është nevoja për një restart që është i mirë për vendin, Ramën dhe për të gjithë. Duhet një rifillim pasi duket sikur gjërat kanë ngecur, Këshilli Politik është hedhje sy për ngecjen dhe duket sikur dy palët nuk kanë ngecur, por ky Këshill Politik nuk zgjidh asgjë.

Shqipëria është një shaka në ‘Bild’, ku njerëzit vriten ditë për ditë një vend ku njerëzit ikin. Çojnë katër marioneta në tryezë dhe duket sikur po bëjnë historinë. Të dalin prej kësaj ngecje dhe prodhojnë të gjitha këto që po ndodhin. Është paqe e rrejshme. Zgjedhjet janë zgjidhja që secila palë të shohë se ku rri.”- tha Lela në emisionin “Real Story” në News 24.

Të fundit