Flash News

KRYESORE

Lënë sheshet për të hyrë në studio televizive, Basha dhe Rama flasin sot në dy emisionet kryesore

Lënë sheshet për të hyrë në studio televizive,

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha do të flasin sot nga studiot televizive për fushatën elektorale të 2017-ës, hartimin e listave, programin e tyre dhe shumë çështje të tjera.

Rama do të jetë përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion”, ndërsa Basha do përballet me Sokol Ballën te “Top Story”.

Kjo është paraqitja e tyre e parë në studio televizive që prej fillimit të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërkohë, në emisionin “Të Paekspozuarit”, Jozefina Topalli do flasë për përjashtimin nga lista e PD-së dhe përballë do të ketë Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe Robert Rakipllarin.

Të fundit