Flash News

KRYESORE

Lëngjet që duhet të evitoni para gjumit...

Lëngjet që duhet të evitoni para gjumit...

Mungesa e një gjumi të mirë dhe të qetë ndikon drejtpërdrejt në produktivitetin e ditës pasardhëse, në humorin tuaj dhe në rritjen në peshë. Prandaj kushtoni një kujdes të veçantë mënyrës së të ushqyerit dhe konsumimit të pijeve në mbrëmje. Para se të shtriheni për gjumë, duhet që të shmangni kategorikisht konsumimin e këtyre pijeve:

Vera

Një gotë verë para gjumit, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme është një zgjedhje që e bëjnë shumë prej jush. Por kur të pini gotën e dytë apo të tretë, me siguri keni arritur te pika kur sasia e pirë e verës do të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit. Sipas studiuesve që kanë marrë në shqyrtim masën e alkoolit para gjumit,  ka treguar që sasia e shtuar e verës mund të pengojë gjumin tuaj. Çdo gotë përmban rreth 100 kalori, andaj është me rëndësi të keni parasysh këtë nëse dëshironi të mos shtoni peshë të panevojshme trupore dhe të bëni një gjumë të qetë.

Lëngjet e gazuara

Pijet të tilla nuk janë të shëndetshme edhe kur i pini gjatë ditës, posaçërisht para se të shkoni në gjumë. Përmbajnë kafeinë, por edhe sasi të mëdha sheqeri dhe kalori të cilat nuk do të shmangin kurrësesi urinë tuaj. Nëse dëshironi të humbini peshë apo të mos shtoni më shumë, lëngjet e gazuara duhet t’i vendosni në listën e pijeve të ndaluara.

Të fundit