Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Lenjani sqaron përplasjen me Panuçin: Ishte personale. Islanda është më e dobët tani
Ermir Lenjani ndihet i lumtur që është rikthyer sërish në Kombëtare. tani, ai e ka mendjen te dy takimet e vlefshme për Euro 2020, ndaj Islandës dhe Moldavisë, por nuk nguron të flasë për përplasjen me ish trajnerin Christian Panuçi.
" S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment. Çfarë ndodhi me Panuçin e kam shkruar te letra.", tha mbrojtësi 29 vjeçar në konferencën e sotme për shtyp.
Reja – Jemi takuar në Cyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij.
Pozicioni ideal- Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë difensive. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.
Islanda- Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për neve.