Flash News

KRYESORE

Lenjani zyrtarisht pjesë e klubit të Tramexanit

Lenjani zyrtarisht pjesë e klubit të Tramexanit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani rikthehet sërish në arënën e futbollit zvicerian. Sipas gazetës “Panorama Sport”, mbrëmjen e djeshme është rakorduar dhe zyrtarizuar gjithçka sa i përket të ardhmes dhe kontratës së Lenjanit me klubin e e Sionit të Tramexanit.

Tratativat për kalimin e lojtarit kuqezi tek Sioni kishin nisur prej ditësh dhe dje është arritur akordi që Lenjani të jetë lojtari më i ri që do t’i shtohet Tramexanit në stërvitje.

Sipas të dhënave Ermir Lenjani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Paga e shqiptarit do të jetë afro 350 mijë euro në sezon. Mesa duket e gjithë eksperienca e Lenjanit në arënën ndërkombëtare, por edhe ajo me kombëtaren kuq e zi e ka bindur Tramexanin që në ditët e para kur ka marrë drejtimin e Sionit.

Të fundit