Flash News

KRYESORE

Leo Messi zbulon fiksimin e tij: Po më zëvendësoi trajneri...

Leo Messi zbulon fiksimin e tij: Po më zëvendësoi trajneri...

Trajneri Ernesto Valverde ka marrë një mesazh të qartë nga Leo Messi. Sulmuesi i Barcelonës në një intervistë të fundit ka deklaruar se nuk i pëlqen të zëvendësohet në fushë.

"E kam thënë edhe herë të tjera, nuk më pëlqen të zëvendësohem. Preferoj ta nis nga stoli dhe të luaj më pak, sesa të zëvendësohem. Mendoj kështu, sepse shumë sfida ndodh që zhbllokohen nga fundi, ndoshta sepse kundërshtarët janë të lodhur", ka deklaruar "Pleshti".

"Kjo është arsyeja pse preferoj të futem në fushë nga fundi i ndeshjes, në vend që të zëvendësohem dhe të humb pjesën më të mirë të ndeshjes", ka shtuar argjentinasi.

Të fundit