Flash News

KRYESORE

Leonard Olli: Dy këshilltarët e LSI-së vepruan me urdhër, jo në kokë të tyre

Leonard Olli: Dy këshilltarët e LSI-së vepruan me urdhër, jo

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Ollit, komentoi ditën e sotme në studion e lajmeve në Ora News vendimin e miratuar mbrëmjen e kaluar në Këshillin Bashkiak të Tiranës mbi rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Ndër të tjera, Olli sulmoi ashpër LSI, dy këshilltarët e së cilës votuan pro këtij vendimi. Olli tha se rritja e çmimit të ujit u miratua me votat e PS, LSI dhe PDIU.

“Nëse ju do të shkoni në sekretarin e këshilli bashkiak do të gjeni që procedurat në fjalë janë votuar nga 25 vota të këshilltarëve të PS, 3 PDIU dhe 2 të LSI. A janë përjashtuar sot dy këshilltarët e LSI? A kanë qenë deri në momentin që kanë votuar këshilltarë të LSI, çfarë të keqe do të kishte LSI kur unë kam kërkuar në orën 19:30 jashtë sallës të prononchet qartë dhe paekuivok, nëse ata dy këshilltarë ishin me urdhër të partisë apo ishin në kokë të tyre, vetëm sot u akuzohen dy këshilltarët që kanë kryer një veprim korruptiv”, tha Olli.

Të fundit