Flash News

KRYESORE

Lerda flet për derbin: Tirana do të rikthehet, ne do të fitojmë!

Lerda flet për derbin: Tirana do të rikthehet, ne do të

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka folur para mediave në lidhje me derbin kundër Tiranës. Ai mendon se skuadra e tij mund të fitojë, por bardheblutë nuk duhen nënvlerësuar, pavarësisht momentit të tij të dobët.

Rekordi në derbi - “Të gjitha ndeshjet derbi janë të rëndësishme dhe duhet bërë paraqitje e mire. Ka gjithë këto vite që merr rezultate pozitive dhe ne do mundohemi ta ruajmë vazhdimësinë. Do ishte mjaft mirë për ne. Jemi përgatitur mirë për ta kaluar me sukses këtë ndeshje”.

Grupi - “Kemi një grup të plotë. E kemi menduar ndeshjen me ata që kemi, jo me ata që nuk kemi. Edhe herë të tjera kemi pasur mungesa të rëndësishme. Lojtarët që kemi janë të përgatitur për ta përballuar këtë ndeshje”.

Asani e Çinari -  "Keni parë stërvitjen dhe nuk i kam përfshirë. Nuk ka të sakrifikuar. Ne bëjmë shumë ndryshime në seanca. Telushi e Broja janë çështje të ndryshme, kanë kartonë. Mala është çështje tjetër. Ata që janë jashtë, vlejnë zero. Për mua vlejnë ata që kam në dispozicion. Ata nuk i llogaris fare për këtë takim”.

Fitorja - “Sigurisht është e rëndësishme të fitohet. Në filozofinë time është marrja e rezultateve. Ka shumë pritshmëri. Skuadra duhet të japë më të mirën dhe të jetë perfekte në fushën e blertë. Tirana jashtë gare? Sigurisht që Tirana nuk i ka humbur shanset për titull".

Të fundit