Flash News

KRYESORE

Lerda në hall pas derbit, e shqetësojnë dëmtimet dhe forma e Teutës

Lerda në hall pas derbit, e shqetësojnë dëmtimet dhe forma e

Partizani do që të vazhdojë me ritmin e fitoreve dhe pas derbit vjen përballja e vështirë me Teutën. "Demat" janë lart psikologjikisht, ndërsa durrsakët kryesojnë kampionatin e Superiores së bashku me Bylisin me 11 pikë.

Trajneri Franco Lerda ka folur para sfidës nga një konferencë për shtyp. "Ishte fitore e rëndësishme në derbi, sidomos në aspektin psikologjik. Ajo fitore na bën të kërkojmë vazhdimësi në rezultate.

"Teuta më duket në formë, renditet në dy vendet e para. E respektojmë kundërshtarin, por kemi besim te forcat tona. Teuta është një nga pretendentët kryesorë, por do të japim maksimumin që të fitojmë. 

"Dëmtimet? Telushi dhe Boldor janë stërvitur dhe do të jenë gati për ndeshjen e nesërme. E kam studiuar Teutën, e di si luan, por nuk kam ndërmend të veçoj ndonjë lojtar të saj. Trashin do ta shohim në stërvitjen e fundit, pastaj do të vendosim. Besoj se do të bëhet gati për lojë. Dje nuk u stërvit me ekipin për shkak të goditjes që mori në kavilje", - tha numri një i stolit.

Të fundit