Flash News

KRYESORE

Lerda shmang dramën, habit me deklaratën e tij pas ndeshjes

Lerda shmang dramën, habit me deklaratën e tij pas ndeshjes

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli pas ndeshjes së humbur me Bylisin me rezultatin 2-1. Tekniku italian e mendon si humbje aksidentale për skuadrën e tij takimin në Ballsh. Italiani mendon se nuk duhet bërë dramë një disfatë e tillë.

"Bëmë një pjesë të parë të mirë. Pësuam nga një devijim të Belicës. Patëm raste me Çinarin dhe Brojën, si dhe me Asanin që për mua nuk ishte pozicion jashtë loje. Gabuam në disa topa në pjesën e dytë dhe kjo i dha kurajo Bylisit. U munduam të rikuperojmë pas golit të pësuar, por nuk ia dolëm. Në fund humbëm.

“Nuk ka asnjë dramë. Edhe kur ishim me një lojtar më pak u munduam të shënojmë dhe iu afruam me Bardhin në fund. Ishte vetëm një humbje aksidentale. Nuk ishim kampion përpara, ashtu sikuse edhe tani nuk jemi. Terreni ishte rënduar. Do analizojmë gjithçka dhe do të shohim përpara”.

“Pësuam gol në gjuajtjen e parë të Bylisit. Krijuam raste në një terren jo të mirë. Pengu më i madh është që nuk shkuam në epërsi në fundin e pjesës së parë. Gabuam në 15 minutat e para të pjesës së dytë, kur Bylisi mori kurajo dhe e fitoi ndeshjen”.

 

Të fundit