Flash News

KRYESORE

Lerda "skanon" Vllazninë, tregon këshillën për Trashin

Lerda "skanon" Vllazninë, tregon këshillën për

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka folur para ndeshjes me Vllazninë që do të luhet në Shkodër. Ai mendon se e ekipi i tij do ta kalojë me sukses skuadrën shkodrane, pavarësisht se është një sfidë e vështirë.

Ndeshja me Vllazninë - “E kam parë ekipin këto ditë dhe jemi mirë, si nga koka dhe nga këmbët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Luhet në një stadium të mirë dhe me terren po të mirë. Kjo gjithashtu është e rëndësishme. Do ketë tifozë dhe kjo është diçka që në motivon të bëjmë një paraqitje të mirë. Janë një ekip i ngjitur në kategori, por luajnë mirë futboll. Do jetë ndeshje e vështirë, por unë kam besim”.

Formacioni - "Do ndryshojmë diçka, të shohim. Kemi shumë mundësi për mesfushën dhe përpara në sulm. Duhet të marr një vendim të mirë. Do i shoh edhe sot lojtarët në stërvitje. Kam shumë besim te djemtë. Mala do të luajë si mbrojtës po luajtëm me katër. Nuk kam një mbrojtës të djathtë. Idrizi akoma nuk është në kondicionin e duhur. Mala e bën shumë mirë atë rol”.

Vllaznia - “Vllaznia ka mbrojtjen më të mirë? Është një ekip që ka pasur tre gola, janë shumë kompakt. Duhet të bëjmë mirë në fazën sulmuese, të jemi agresivë. Duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit, të mos jemi egoistë dhe të shfrytëzojmë rastet. T’ia lëmë lojës”.

Trashi - "Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur”.

Të fundit