Flash News

KRYESORE

Lerda tregon ndryshimet e stafit, flet për Renaldo Kalarin

Lerda tregon ndryshimet e stafit, flet për Renaldo Kalarin

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli për mediat para ndeshjes me Luftëtarin. Ai foli edhe për lëvizjet e fundit në staf dhe afriminn e Ronaldo Kalarit me stafin.

“Jemi të qetë, kemi punuar mirë. Ka qenë një vendim i klubit për të bërë lëvizjet në staf. Çdo gjë funksion normalisht. Kalarin e njoh, e kam takuar kur kam parë Partizanin B. Aty kalonim lojtarë dhe kemi folur. Është djalosh inteligjent, i cili ka dhënë për klubin dhe i njoh djemtë. Mendoj se do të jetë ndihma e madhe për mua. Do të jetë bashkëpunëtori im, i cili do të më japë ndihmën e tij”.

“Largimi i Mehmetit? E thashë, ka qenë një zgjidhje e klubit. Klubi vendosi për të mirën e Partizanit. Nuk shoh TV dhe as lexoj gazeta. Nuk ndikohemi nga lajmet që dalin. Punojmë dhe shohim punën tonë. Fokusi është te skuadra, nuk mendojmë çfarë flitet jashtë familjes tonë”.

"Pritshmëritë? Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Normal me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës. Rruga është e duhura, jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Mendoj të vazhdojmë me këtë ecuri”.

“Në ndeshjen e parë me Luftëtarin shënuam vetëm një gol. Kishim raste, por nuk ishim të saktë para porte. Po punojmë të përmirësohemi në këtë aspekt, pasi na ka penalizuar pak. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por gabojmë në finalizim ose në pasimin e fundit ndonjëherë. Duhet t’i zgjidhim ndeshjet sa më shpejt”.

Të fundit