Flash News

KRYESORE

Lerda tregon rivalët për titull, mesazh për Tiranën!

Lerda tregon rivalët për titull, mesazh për Tiranën!

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka folur nga një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Kukësit. Ai beson se skuadra e tij mund ta kalojë me sukses këtë sfidë të rëndësishme.

Kryesimi -  "Jemi të qetë. Presioni, siç e kam thënë edhe më parë, është prezent për këdo që luan dhe drejton Partizanin. Bëhet fjalë për një ekip që dëshiron gjithmonë të fitojë. Duhet të ruajmë ekuilibrat”.

Rivalët e titullit - “Mund të them se si organikë Kukësi e Tirana janë rivalët. Janë dy ekipet më të forta të kampionatit, bashkë me Partizanin. Por ka edhe ekipe të tjera, si Teuta dhe Bylisi që po bëjnë një paraqitje të mira. Gjithashtu edhe Vllaznia që është ngjitur nga Kategoria e Parë. Këto tre skuadra janë tre surprizat e mia që kur ka nisur kampionati”.

Fitorja – “Le të themi që pikët janë shumë të rëndësishme, pavarësisht fazës. Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi ata janë një ekip me nivel të lartë. Kanë lojtarë ekspertë dhe me kualitet, sidomos në repartin e avancuar. Për ne është një test i rëndësishëm me Kukësin, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të fituar. Vjen edhe fundi i tre ndeshjeve radhazi, kemi pasur pak ditë në dispozicion. Sot vendosim se kush do të luajë”.

Të dëmtuarit -“Do të shohim sot dhe do të vlerësojmë gjendjen e tyre fizike, si të Solomon, Trashit dhe të Telushit”.

Të fundit