Flash News

KRYESORE

Lëshimet e bëra në përballjen Juventus-Milan, pezullohet gjyqtari i ndeshjes

Lëshimet e bëra në përballjen Juventus-Milan, pezullohet

Gjyqtari i ndjeshjes së mbrëmshme mes Juventusit dhe Milanit, Michael Fabbri është dënuar me dy ndeshje pezullim në Serie A, për shkak të lëshimeve të bëra në përballje.

Ai u kritikua që nuk akordoi penallti në favor të Rossonerëve për ndalje të topit me dorë nga Alex Sandro.

Sipas “La Repubblica”, 35-vjeçari nuk do ta ndajë drejtësinë në dy xhirot e radhës në kampionatin italian, si dhe nuk do të jetë gjyqtar i ndeshjeve të Milanit deri në fund të sezonit.

Derbi i së shtunës u mbyll me rezultatin 2-1 për Juventusin, fitore e cila u shoqërua me shumë polemika.

Të fundit