Flash News

KRYESORE

Lëshohet viza e parë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Në Ambasadën  Amerikane në Kosovë sot është  dhënë viza e parë. Në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar një foto së bashku me urimin për marrësin e vizës.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Nga dita e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Më herët shtetasin e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për viza.

Të fundit