Flash News

KRYESORE

Letër Dritan Abazoviçit: Mos bëni koalicion me ata që nesër do ju quajnë 'shiptar'

Letër Dritan Abazoviçit: Mos bëni koalicion me ata që

Atomosfera në demonstratat paszgjedhore në Mal të Zi, ku u shpreh një egërsi e pasuesve të opozitës, në mënyrë të veçantë në rastet e kërcënimeve dhe dhunës ndaj pjestarëve të pakicave kombëtare dhe incidente të tjera, ka shkaktuar shqetësim në rritje te qytetarët dhe opinioni publik në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale. Për pasojë, në adresë të Partisë Udruzhenje Reformske Akcije (URA- Aksioni i përbashkët reformues), aleatit të mundshëm në koalicion në qeverinë e ardhme të Frontit demokratik proserbo-rus dhe listës zgjedhore të Aleksa Beçiçit, si faktori vendimtar në formimin e pushtetit të ri, kanë ardhur shumë paralajmërime. URA paralajmërohet se nuk duhet dhe nuk guxon të hyjë në aleancë me koalicionin proserbo-rus, gjë që është parakusht për formimin e qeverisë së re. 

Një prej letrave që i është dërguar liderit të URA-s Dritan Abazoviçit, shqiptar, dhe të cilën e dërgon ambasadori malazez në Vjenë, Zhelko Peroviç,  është në dispozicion të këtij portali.

Po e paraqesim letrën në tërësi:

“I nderuar zoti Abazoviç, Juve dhe koalicionit që udhëhiqni i përgëzoj për rezultatin në zgjedhje- fati i Malit të Zi është në duart tuaja. Si malazez nga thellësia e zemrës Ju lutem të mendoheni mirë para se të përqafoheni me ata që Juve dhe mua na kanë pirë gjakun. Si i krishterë Ju lutem që të mos i shtërngoni duart me atë që mallkojnë fëmijët e mi dhe mohojnë kombin tim. Mos lejoni që duart Tuaja të vrasin përsëri brigadierin Gjuro Drashkoviç, të djegin përsëri fëmijët e Petër Zvicerit, të pushkatojnë përsëri Ljubo Çepiçin- mos lejoni të thyejnë krahët e shqiponjës në flamurin tonë- do të na sakatojnë edhe mua, edhe Ju, edhe çdo qytetar të Malit të Zi. E di se në muajin maj të vitit 2006 Ju edhe unë kemi qenë në të njëjtën anë, e di se Mali i Zi i 31 gushtit 2020, nuk është ashtu siç e kemi pas përfytyruar Ju dhe unë, por, po ashtu e di mirë secili që atëherë ka thënë “PO”, dhe sot mbështet URA-n, do të pendohet nëse përqafoheni me vojvodën çetnik. Këtë e ka pas provuar LSCG (LSCG-Aleanca Liberale e Malit të Zi, kryetar i së cilës ka qënë vetë letërshkruesi. Shën. i përkth.), këtë e ka pas paguar “Pozitivna Crna Gora”, këtë çmim sot e kujton Partia Socialdemokrate. Ju lutem të mblidhni forcat, krahas gjithë dallimeve, dhe të kërkoni mbështetjen e partive të orientimit të majtë. Nga martesa e partive qytetare me të djathtën nuk ka lindur asgjë e shendetshme. Nëse vendosni të ecni nëpër theqafjen që ka krijuar Amfilohije Radoviçi, Ju lutem,  ruajeni këtë mesazh- që t’Ju kujtojë një qëllimmirë dhe dëshirëmirë që nuk e  dëgjuat. Unë nuk dyshoj në synimet tuaja të mira, por kam frikë se do t’Ju (keq)përdorin, dhe kur të mos u’a kenë më nevojën, do t’Ju quajnë (më falni që po përdor këtë fjalë) Shiptar dhe do t’u hedhin tej si ngarkesë e tepërt. 

U dëshiroj çdo të mirë Ju edhe zogjve në mal. 

I përjetëshëm qoftë Mali i Zi dhe gjithë qytetarët e tij- Zhelko Peroviç.

*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

Të fundit