Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Tufa
Të dashur Genc dhe Vilson,
Nëse ekziston bota e përmatanshme (dhe unë nuk jam në gjendje t’ia refuzoj këtë as vetes, as juve dhe askujt që e beson), atëherë sot, pra, u mbushën 40 vjet, që shpirtërat tuaj shtegtojnë në hapësirat e pamata të Përjetësisë. Sigurisht, e dimë, se liria juaj e amëshuar nuk është e kërcënuar në ato sinore, nga asnjë kushtëzim, nga asnjë kompromis.
Kam qenë në Berzezhdën tuaj këtij viti, kur pranvera si një dragua i gjelbër e pikëlor sa kishte shpërthyer mbi shpat e luginë. Për pak sa nuk më shkrepën dënesat, Genc, në gurin e sheshtë të obrrit të shtëpisë tënde të rrënuar. Vetëm ai kishte mbetur aty, midis barit të oborrit, midis rrënojave të mureve përreth. I sheshtë, paralelpiped, e i lëmuar nga prekjet e shumta. Jot motër thoshte se ishte vendi yt i preferuar ç'prej miturie. Mundohesha të të imagjonoj, si uleshe aty i vogël, me tasin e përsheshit, e mandej, në vijim, me rritën tënde, si kaloje orë të tëra, duke ndjekur lindjet dhe perëndimet e diellit, duke lexuar, medituar, ëndërruar, duke shkruar motivet e para, si uleshe mbrëmjeve vonë, i dërrmuar nga zhgënjimet e një jete, që po mbyllte para teje të gjitha perspektivat e ëmbla...
Kam qenë tek shtëpia jote Vilson. Jam rrënqethur nga ngjashmëria me shtëpinë time të fëmijërisë. Mundohesha ta përshkoj me sytë e tu peisazhin piktoresk të luginës së Shkumbinit, që hapej nga ai ballkon lartësie. Mundohesha ta përshkoj peisazhin, ta imagjinoj me sytë e tu të gjallë, me vlimet e pasionet, me fluturimet e tua pindarike, me vizionet që të lejonin të merrje arratinë nga realiteti mizerabël, për t'i dhënë krahë imagjinatës, i projektuar në një botë të lirë.
Ç'të keqe do të kishte atdheu ynë prej muzave tuaja?
Pse duhej t'u ndërpritej bujtja juaj në këtë tokë hidhërimesh, o vizitorë të trishtuar?
Këtë mund ta dinë vetëm persekutorët tuaj, ajo shpesëri e përzishme nate!
Të dashur Genc dhe Vilson,
Nuk e di nëse ia keni idenë, se si kanë shkuar e shkojnë punët në këtë tokë të Atdheut tonë, të cilën ju e deshët dhe e pavdekësuat me lirën tuaj poetike. Nuk e di nëse ia keni idenë se si po shkon fati i sivëllezërve tuaj më të vegjël poetë, në Trishtoren tokësore të këtij atdheu të përbashkët. Por, me të drejtë e më të voglit, fare pak fjalë mund t'ua nis unë, në këtë ditë përkujtimore, kur farisejtë tanë të kuq, të etur për gjak, u mblodhën dhe vendosën t'ua ndërpresin jetën e këtushme tokësore, ndonëse ata pjella të Kainit, nuk mundën dot t'i zhbëjnë gjurmët tuaja të pashlyeshme. Ato tashmë janë të gjalla e të pavdekshme në qindra vargje anembanë atdheut.
Do thënë, se edhe në këtë mision të së Keqes, farisejtë e diktaturës komuniste dolën të dështuar, sepse në këtë përballje të lashtë, fiton ai që ka natyrë të përjetshme - poeti, sikundërse humb ai, që ka natyrë të përkohshme, nomade - diktatura.
Por, siç thashë, vrasësit e djeshëm, sikundërse dhe të tjerë, të sotëm, simahorë të diktaturës, përpiqen të na ndajnë me ju, me çdo kusht. Të vendosin murin midis nesh (ndonëse nuk ia kanë dalë dhe mendoj, se kurrë nuk do t'ia dalin). Ata përpiqen, që gjurmët e shpirtit tuaj, t'i fshijnë, e nëse kjo është e pamundur, t'i fshehin, me shpresën e mjerë, se mos midis nesh do të rritet një pyll i madh me drurë, gjethe e bar harrimi.
Nuk kanë për t'ia dalë...
Nuk kanë për t'ia dalë, sepse zëri juaj i gjallë, lira e shpirtit tuaj poetik, dhembja dhe trishtimi për njerëzit e këtij vendi të ngopur në lot e hidhërim, ka nevojë të tingëllojë si dyzet vjet më parë. Saharaja jonë është mbushur plot me hijena e çakej, plot me orla e zogj të përzishëm nate. Saharaja jonë ende vret... ajo vret kujtimet e shtrenjta, mendimin, përkushtimin për t'u lartësuar mbi banalitetet e përditshmërisë sonë të mjerë. Saharaja jonë, edhe kur nuk vret, përdhos.
Po unë dua t'ju siguroj, se fjalët tuaja të dashurisë, dhimbjes dhe bukurisë janë bërë testament për ne e për brezat që vijnë, natyrisht, për ata që e duan të bukurën dhe të vërtetën. Për ju është bërë shumë, ndonëse kurrë aq, sa do të donim ne. Vëllai juaj i gjakut, Bedriu, që i shpëtoi për fije tehut të vdekjes, për t'i rrëfyer botës fytyrën e vërtetë të krimit, ashtu siç ishte ajo - një meshë e zezë satanike, me flinë tuaj, në lulen e rinisë. Vëllau juaj i gjakut, si në amanetet e lashta, nuk la gur pa lëvizur, dry pa shpërthyer, skutë pa depërtuar, dhe ju zhburgosi nga arkivat sekrete. Ai nuk la xhep, sukë e përroskë të vendlindjes pa kërkuar, derisa jua gjeti skeletet e tretura, për t'ju kthyer një copë tokë të denjë në varrezat e të parëve, rrethuar nga nderimi i gjithë shqiptarëve normalë anembanë atdheut.
Të dashur Genc dhe Vilson,
Sot mund të themi se janë të shumtë ata që kanë bërë diçka, sipas mundësive, për rikthimin tuaj midis nesh, me vepra e me përmendore, me këngë, me tituj nderi, me vend të artë ndër antologjitë e poezisë shqipe...
Por kjo ende nuk mjafton plotësisht. Kjo është ende vetëm rrugë për të bërë drejt jush. Sepse jeni e do të mbeteni pasqyra morale e poetëve martirë, që u masakruan pse e donin të bukurën dhe lirinë, pse kishin një etje të pashuar e mall për kulturën amtare e botërore. Ju jeni bijtë e civilizimit tonë. Dhe në këtë 40 vjetor të ndarjes së dhunshme prej nesh, ajo që rëndon, ajo që ende vazhdon të na ngrysë në kujtimin tonë të shenjtë për ju, është trashëgimia kainiane e vrasësve tuaj të djeshëm, që nuk e thanë kurrë një fjalë pendimi.
Vrasësit tuaj, vrasësit tanë...
E pabesueshme karriera e tyre. I pabesueshëm cinizmi, mohimi, alibia, rrefuzimi për të kërkuar ndjesë. Thonë, se vrasësja juaj e mbijetuar... E mbijetuar?! Jo! E shpërblyer, e përkrahur dhe e lumturuar nga farisejtë e shtypit dhe lumpen- kulturës. E pra, vrasësja juaj, Genc, paska shkruar një dramë, thonë, ku mëton të lajë blanat e gjakut në skenë... d.m.th, një dramë ku ajo tjerr alibinë e pafajësisë, dhe se Teatri ynë Kombëtar, mezi po e pret për ta vënë premierën e kësaj surrogatoje të ledi Mak(th)beth-it. E pabesueshme lehtësia me të cilën marionetat e shtypit dhe kulturës rreshtohen në anën e vrasësve. Kjo, më së paku na thotë, se e keqja vazhdon të ketë përkrahës besnikë. E keqja vazhdon të stërvisë, të rekrutojë ushtarët të rinj në frontin e vet publik, duke i dhënë cilësi të keqe, krrupë e ndot lirisë tonë. Lirisë...?! Fjalë njëmend e fryrë...
Dhe kjo e bën edhe më të shëmtuar krimin. Edhe më të urryer, edhe më të përbuzur karierën e tyre të përgjakur, zhyerjen, kredhjen e tyre në mëkat! Ata janë Saharaja që ka vrarë e vret çdo ditë.
Ç'të them më shumë për këtë përvjetor të ndarjes suaj fizike? Sigurisht, e dimë, se liria juaj e amëshuar nuk është e kërcënuar në ato sinore, nga asnjë kushtëzim, nga asnjë kompromis. Kurse e jona këtu, po! Me ndoht, me krrupë, me duhmë, me neveri, të cilën mundohen të na e imponojnë si normë, si rregjim mendor e shpirtëror frymimi. Por kjo mbetet të zgjidhet prej nesh. Dhe zgjidhjet ekzistojnë, gjithmonë... pa asnjë kompromis! Ndryshe nuk do ta meritojmë dot kurrë një mundësi takimi me ju, në mbretërinë e amshimit...
Me këtë bindje dhe këtë shpresë, ju përcjell nderimet e mia,
në dyzet vjetorin e pushkatimit tuaj,
Agron Tufa, 17 korrik 2017
P.S: Letër e autorit, e dërguar dhe e lexuar në sallën tubimit përkujtimor të 40 vjetorit të pushkatimit të poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, Librazhd, me 17 korrik 2017
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38