Flash News

KRYESORE

Letër-porosi nga Interpoli turk, arrestohet në Elbasan shqiptari i shumëkërkuar  

Letër-porosi nga Interpoli turk, arrestohet në Elbasan shqiptari i

Policia shqiptare ka bërë të mundur arrestimin e një trafikanti shqiptar. Agron Metaj 58 vjeç nga Elbasani ishte shpallur në kërkim nga Interpol Ankara –Turqi për trafikim droge dhe u arrestua së fundmi në qytetin e lindjes, në Elbasan.

Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara -Turqi, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letër-porosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Të fundit