Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
*Nga Sara Michel
Xhisielë, si je? Si ka qenë gjumi i këtyre netëve për ty? Po zgjimi mëngjeseve? Nuk guxoj ta imagjinoj, më kap trishtimi kur mendoj plagët e trupit dhe dhimbjet e shpirtit që ti përpiqesh t’i fshehësh nga jashtë. E ngrirë brenda një muri vetëflijimi, ti ndoshta nuk arrin ta ndjesh, por aty jashtë ka edhe njerëz që vuajnë për ty, vuajnë me ty, Xhisielë. Unë jam një nga ata që ndien dhimbje sa herë lexon emrin tënd të merret nëpër gojë në opinionin publik. Ndiej dhimbje e kërkoj ta ndrydh. Nuk i lexoj shkrimet e gazetave deri në fund, nuk i shikoj intervistat tuaja, por prapë mendja më shkon te ti.
Unë ndodhem larg, në një vend të lirë e të mirë. Na ndajnë rreth 1300 kilometra distancë, por nga bashkon gjeografia e zemrës, vendi ku jemi lindë e rritë.
A e di Xhisielë, njerëzit e vendit tonë më thonë se jam me fat që nuk jetoj në Shqipëri. Ndoshta edhe ti kështu do të më thoje. Ndoshta kështu është vërtetë. Por, a do të më besoje nëse të them se më mundon ky fati im? Më mundon fakti që u largova dhe lashë shumë njerëz të dashur pas, shumë kujtime e copa jete; më rëndon ndërgjegja pse nuk luftova me thonj për ta bërë më të mirë atë vendin tonë, pse nuk rrezikova mirëqenien time, pse nuk ua prisha qetësinë dreqërve që kanë marrë në dorë fatin e njerëzve e po ua shkatërrojnë të ardhmen.
Prandaj unë ndjehem në faj. Ti më bën të ndjehem në faj. Se ti mund të ishe motra ime, fqinja ime, shoqja ime. Dhe unë nuk do të arrija të të ndihmoja dot. E sa të tjera si ti, që vetëm emri u ndryshon nga i yti.
E di mirë, shumë gjëra të urryera kanë ndodhur dhe ndodhin në Shqipërinë tonë, por ti Xhisielë – më fal nëse po të lëndoj – ti je në sytë e mi pasqyra më e pamëshirshme e dështimit tonë, të atij që ne quajmë shtet, të asaj që ne quajmë politikë, të çdo ndjenje etike dhe humane që do të duhej të mbante në këmbë një shoqëri.
Ti kërkoje emocionin e bukur, siç ta donte rinia jote, por more mbrapsht dhunën e një djali që nuk ia kanë mësuar çfarë është ndjenja, butësia, mirësia. Ti kërkove mbrojtje dhe siguri për jetën, por more mbrapsht më shumë frikë e kërcënime për ekzistencën. Ti me sytë e tu po kërkon mirëkuptim për pafuqinë e të pambrojturit, por as atë nuk e gjen. Përçmimi dhe ashpërsia e njerëzve janë po aq të frikshme sa një armë e ftohtë mbi kokën tënde.
Xhisielë, sikur ti të kishe qenë viktimë e një përdhunimi në Hollywood apo në Gjermani apo në Suedi, aktorë e regjisorë të famshëm do t’i kishin punët keq me karrierën e tyre, ndonjë politikan do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do të ishte përballur me drejtësinë e vërtetë, madje komisionerë të Çmimit Nobel do të ishin çuar në burg dhe për këtë arsye nuk do të jepej as Çmimi Nobel i Letërsisë. Por Shqipëria nuk është vendi i artistëve, as i drejtësisë, as i moralit. E ky fakt na përplaset në fytyrë sa herë bota e madhe zvogëlohet para ekranit të një kompjuteri, në faqet e mediave sociale dhe te portaleve të shumëllojshme. Nuk i shpëtojmë përballjes me botën, me realitetin e trishtë se jeta e një gruaje në Shqipëri vlen më pak se ajo e një gruaje tjetër në Evropën tonë të afërt apo në Amerikën e largët. Kështu kishte pasë qenë e shkruar ndër shekuj për gruan shqiptare, e ky fatalitet vazhdon edhe sot. Mos prano të ta mbushin mendjen se gruaja në vendin tonë është e emancipuar. Është iluzion i grave që rreken të gënjejnë veten dhe alibi e burrave që sundojnë mbi to. Po të ishte ndryshe, asnjë gazetar apo gazetare nuk do të pranonte të bëhej pjesë e dhunimit tënd publik, por do të mbronte ty nga farsa mediatike. Asnjë politikan e as politikane nuk do të bënte retorikë me emrin tënd, por do të mbronte ty edhe me trupin e vet. E për sa kohë kjo nuk ndodh, unë do të kisha marre me të pa ty në sy.
Nuk e di ku do ta gjesh forcën të vazhdosh, mes njerëzish që të shkelin dinjitetin dhe autoritetit të pamoral të shtetit. Ndoshta në këtë pikë do të duhej të gjeja fjalë ngushëlluese, shpresëdhënëse, për të ardhmen tënde, por kam frikë se nuk do të kishin forcën e duhur. Prandaj unë dorëzohem përballë realitetit tënd, e pafuqishme – si ti – pë ta ndryshuar atë. Por bota është e madhe dhe ti një ditë mund të gjesh shpëtim tek ajo. Edhe pse tani është e vështirë ta shohësh dritën në fund të tunelit, uroj që ti dikur ta rifitosh besimin tek njerëzit e mbi të gjitha te vetja. Sepse ti e di më mirë se të gjithë: Në asnjë moment nuk ishte faji yt!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38