“Letërsia dhe shkrimtarët”, luhatjet e ‘Opinion’ dhe a ishte Rama në Berlin për konferencën e donatorëve apo mini-Shengenin Ballkanik?

Teksa sot gjeniu i letrave Ismail Kadare, feston 84-vjetorin e lindjes, emisioni “Real Story” në Neës 24 do të trajtojë temën “Letërsia dhe shkrimtarët”. Të ftuar për të diskutuar rreth kësaj teme janë njohës të mirë të letërsisë dhe shkrimtarëve:  Henri Çili, Ylljet Alicka, Agron Gjekmarkajn dhe Vera Bekteshi.

Burime pranë “Opinion” kanë treguar se deri para disa minutash ende nuk është vendosur për temën që do të trajtohet sonte në Tv Klan, ndërsa kanë qenë mes dy temave të ndryshme. As në rrjetet e tyre sociale ende nuk kanë publikuar informacione për temën që do të trajtohet sonte.

Në Ora Neës, në emisionin “Tempora” me Sonila Meçon  do të diskutohet nëse ka të vërteta mbi lajmet e marrëveshjes “Prishtinë-Beograd”? Dhe nëse ndodhej kryeministri shqiptar Rama në Berlin për konferencën e donatorëve apo për “mini-Shengenin Ballkanik”.  E ftuar në studion e “Tempora” do të jenë ish-ministrja e jashtme, Edit Haxhi. Të ftuarit për të diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe a mund të besohet në “Reformën në Drejtësi”, do të jenë Gazmend Bardhi, Ylli Manjani, Saimir Visha dhe Adriatik LLapaj.

Po ashtu, në ‘Tempora’ do të jetë dhe ish-kryeministri Berisha për: “Çfarë duhet të bëjë PD për të rrëzuar regjimin sipas tij dhe të arrijë kauzën e zgjedhjeve të lira. A ka një marrëveshje të re Rama-Basha?”