Flash News

KRYESORE

Letra 'e çuditshme' e të rinjve të fshatit Domgjon. Ja çfarë i kërkojnë kryebashkiakut dhe Ipeshkëvit

Të rinjtë e fshatit Domgjon në Mirditë i kanë dërguar një letër të hapur autoriteteve vendore, Ipeshkvit të Rrëshenit, si dhe banorëve të fshatit. Letra është shkruar që në muajin korrik dhe i është dorëzuar Ipeshkvit Imzot Gjergj Meta para meshës së të dielës që u mbajt në fshatin Domgjon. Ajo që të bie në sy në letër, ndryshe nga stili i zakonshëme i 'letrave të hapura', është se të rinjtë nuk kërkojnë, por duan të japin. Edhe në rastin kur kërkojnë diçka e bëjnë në emër apo favor të të tjerëve. Kërkesa e parë që kanë të rinjtë për kryetarin e Bashkisë janw koshat e mbeturinave në fshat nw mwnyrw që të mbahet i pastër mjedisi. Prej drejtoreshës së shkollës kërkojnë që të ndihmohen nxënësit e shkëlqyer me mundësi studimi, ndërkohë që Ipeshkvit i kërkojnë që Kisha të ndihmojë të pamundurit.

 

Letra e plotë:

 

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për

Popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjentin, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohemi t’i mirëmbajmë ato. Duam që qendra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne agazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e Caritas-it. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmendjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Domgjonit.

Të fundit