KRYESORE

Letra e eurodeputetëve, Pollo "shuplakë" qeverisë: Liberalizimi i vizave me Kosovën nuk është çështje për ju; U kujtohet 2011-ta

“Liberalizimi i vizave me Kosovën nuk është çështje e qeveritarëve në Tiranë”, kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo e cilëson Prishtinën si shembull që duhet ndjekur nga qeveritarët shqiptar në aspektin e integrimit, ndërsa përshëndet gjestin e 42 eurodeputetëve- duke theksuar se letra për heqjen e vizave të BE për Kosovën ishte veprimi i duhur.

Postimi i plotë i Genc Pollos:

Është e vërtetë qe Kosova i ka përmbushur me kohë kushtet për liberalizimin e vizave. Siç është e njohur që disa shtete antare të BE ende nuk kanë dhënë pëlqimin duke vonuar kështu vendimmarrjen. Prandaj apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur. Vetëm të mos harrojmë se ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre. Nuk është çeshtje e qeveritarëve në Tiranë; këta të fundit mund të ishin frymëzuar nga Prishtina dhe mund të mos i kishin shtuar kushtet europiane nga 5 në 9 e së fundi në 15. Qeveritarët e sotëm ishin opozitarët e djeshëm kur shqiptarët morën liberalizimin e vizave në Zonën Schengen (2011).

Kontributi” i tyre asokohe ishte përhapja e panikut tek socialistët europianë e tek ca të tjerë se po të hiqeshin vizat do të kishte dyndje popullore si në 1991. Vizat u hoqën e dyndje nuk pati; deri në vitin 2014 kur dyndja filloi e nuk po pushon. Kaq mjafton për të bërë dallimin; pa qenë nevoja të kujtojmë si e përdorën ata Grizeldën e Roshit.

Ditari politik

Të fundit