Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Letra e hapur e Bushatit për BE-në, Shqipëria del kundër anëtarësimit ‘në grup’ të Ballkanit Perëndimor
Anëtarësimi në të njëjtën kohë i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një ide që gjen mbështetje në Tiranë. Kjo të paktën kuptohet nga letra që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka publikuar në “Euractiv”, media e specializuar për çështjet e BE-së.
Shqipëria po klasifikohet gjithnjë e më shumë në një grup me Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën sa i përket avancimit drejt BE-së, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia po promovohen si vendet e para nga rajoni ynë që do i bashkohen unionit. Kjo qasje, e ka shtyrë Bushatin të theksojë se Tirana ka qenë gjithnjë e mendimit se secili vend duhet të përparojë me shpejtësinë e vet në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.
“Kemi qenë gjithmonë të mendimit se secili vend duhet të përparojë me shpejtësinë e vet në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, në përputhje me kapacitetin e vet, ritmin e reformave dhe qëndrueshmërinë në përmbushjen e angazhimeve. Prandaj, u bëj thirrje partnerëve tanë evropianë të shohin progresin që ka bërë Shqipëria dhe të na japin një perspektivë të qartë dhe një udhërrëfyes drejt pranimit në BE”, shkruan ministri shqiptar.
Sa i përket hapjes së negociatave në pranverën e 2018-ës, Bushati kërkon rekomandim pa kushte nga Komisioni Evropian, në mënyrë që Këshilli të jap dritën jeshile, pasi në të kundërtën ky do të ishte një shans i humbur.
Më shumë se 5 dekada thotë Bushati se i duhen Ballkanit Perëndimor për të arritur standardet e vendeve Perëndimore, megjithatë, hapja e negociatave do të ndihmonte Shqipërinë të përmirësohej në të gjitha drejtimet.
Shkrimi i Ditmir Bushatit në ‘Euractiv’:
Ndërsa i afrohemi Presidencës bullgare të BE-së e cila nis vitin që vjen dhe bëjmë bilancin e ndërveprimit të rritur midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së gjatë dy viteve të fundit, është e qartë se ky do të jetë një vit vendimtar për shpresat e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.
Më 2017, Shqipëria ka përshpejtuar ndjeshëm ecurinë e saj. Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht një reformë të pashembullt të sistemit të drejtësisë, e cila ndryshoi rrënjësisht Kushtetutën tonë duke krijuar një procedurë të re për rivlerësimin tërësor të gjyqësorit.
Pavarësisht pengesave dhe rezistencës së shfaqur, zbatimi i reformës në gjyqësor ka filluar duke krijuar komisione të Vetting-ut, me ndihmën dhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve. Unë besoj se ajo që kemi arritur deri më tani përbën një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme në kuadër të negociatave për anëtarësim lidhur me kapitujt 23 dhe 24 me Bashkimin Evropian. Jemi gati të përparojmë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Reforma e gjyqësorit do të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në arritjet tona në fusha të tjera, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Reforma të tilla të thella shpesh hasin rezistencë dhe mosbesim. Pavarësisht gjithçkaje, ne e dimë që nuk ka alternativë tjetër. Shqipëria ka treguar vazhdimisht qartësi dhe qëndrueshmëri strategjike në orientimin e saj Euro-Atlantik. Humbja e qasjes strategjike do të ishte një gabim fatal dhe kurrsesi nuk mund te konsiderohet opsion.
Strategjia Globale e BE-së, e botuar një vit më parë, e konsideron besueshmërinë e procesit të zgjerimit si një investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës. Një gjë e tille ka kontribuar deri më tani për paqen, stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor.
Nuk është idealizmi që i bën shqiptarët entuziastë për BE-në, por realizmi. Njohja e interesave të përbashkëta, perspektiva e prosperitetit të qëndrueshëm, paqes, sigurisë dhe qeverisjes së mirë.
Bashkëpunimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor përbën garanci për sigurinë dhe paqen në këtë kënd të Evropës.
Dëshirojmë që BE të njohë potencialin tonë si një partner, duke hapur negociatat e anëtarësimit gjatë pranverës së vitit 2018.
Jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe sfidues të të mësuarit. Ne e dimë shumë mirë se do të duhet kohë. Dhe duam ta përdorim këtë kohë për ta transformuar në të gjitha drejtimet vendin tonë dhe për t'i sjellë qytetarët tanë më pranë Evropës. Nuk do të jetë e lehtë të bindim të rinjtë tanë për përfitimet e integrimit në BE. Pasi realisht do të duhen më shumë se pesë dekada për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë standardin e jetesës së Evropës Perëndimore. Kësisoj është i kuptueshëm padurimi i rinisë tonë.
Por lajme të mira po vijnë nga Brukseli dhe nga vetë rajoni, të cilat na bëjnë optimistë. Gjatë katër viteve të fundit, të nxitur nga energjitë e investuara në Procesin e Berlinit, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të eliminuar pengesat ndaj tregtisë së lirë, duke nxitur ekonomitë ndërkufitare.
Në korrik të këtij viti, ne ramë dakord në Trieste për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. Presim që kjo të nxisë më tej zhvillimin e tregtisë, të çlirojë energjitë e ndrydhura dhe të rrisë përfitimet për ekonomitë tona.
Mirëpresim faktin që zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet kyç i Presidencës bullgare dhe besojmë se 6 muajt e ardhshëm do të jenë me rëndësi vendimtare për ne. Komisioni Evropian do të paraqesë Strategjinë e Zgjerimit në shkurt të 2018. Presim një dokument me vizion të qartë dhe që Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria, të jenë pjesë e këtij vizioni. Gjithashtu, shpresojmë të marrim një rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave në raportin e Komisionit Evropian në prill, dhe që Këshilli Evropian të marrë një vendim për të hapur negociatat. Mosarritja e këtij objektivi do të ishte një mundësi e humbur.
Disa muaj më parë, Presidenti Junker, në fjalimin e tij vjetor mbi “gjendjen e Bashkimit Evropian", deklaroi se është e domosdoshme një perspektivë e besueshme e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor me qëllim që të sigurojë më shumë stabilitet në këtë zonë. Presidenti Francez Macron i bëri jehonë të njëjtës pikëpamje. Ne e mirëpresim këtë qasje sepse jemi të bindur pasi besojmë se rigjallërimi i procesit të zgjerimit është katalizator për zhvillim. E në të njëjtën kohë, kundërvënie e fuqishme ndaj narrativës së shpërbërjes, e nxitur nga idetë populiste dhe propaganda e palëve të treta në shtete anti-evropiane.
Kemi qenë gjithmonë të mendimit se secili vend duhet të përparojë me shpejtësinë e vet në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, në përputhje me kapacitetin e vet, ritmin e reformave dhe qëndrueshmërinë në përmbushjen e angazhimeve. Prandaj, u bëj thirrje partnerëve tanë evropianë të shohin progresin që ka bërë Shqipëria dhe të na japin një perspektivë të qartë dhe një udhërrëfyes drejt pranimit në BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38