Flash News

KRYESORE

Letra e Llallës për Kongresin Amerikan, Lu i shkon në zyrë Ilir Metës

Letra e Llallës për Kongresin Amerikan, Lu i shkon në zyrë

Një ditë pas publikimit të letrës së ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, drejtuar Kongresit Amerikan, ambasadori i SHBA, Donald Lu i ka shkruar në zyrë presidentit Ilir Meta.

Nuk dihet se përse po zhvillohet ky takim në mesditë, por mendohet se ka lidhje me letrën e Llallës, që sipas tij, Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, në kohën kur ai ishte në krye të organit të akuzës.

Sipas kësaj letre të dërguar nga Llalla thuhet se, në vlerësimin e Donald Lu, kreu i parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi.

Menjëherë pas letrës, Lu reagoi duke e përgënjeshtruar këtë deklaratë dhe duke e cilësuar si një absurditet.

Po ashtu, ditën e djeshme në raportin e e përvitshëm të organizatës së ‘Freedom House’, Meta u cilësua si një simbol korrupsioni’ i zgjedhur nga votat e PS dhe kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2017.

Të fundit