Flash News

KRYESORE

Letra e ministreve/ Ish deputeti: Tregon prioritetet e rrezikshme të maxhorancës

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehi ka reaguar ndaj letrës që ministret e Qeverisë i dërguan pak ditë më parë Parlamentit të Holandës.

Sipas Shehit, kjo letër tregoi ‘prioritetet’ e rrezikshme të maxhorancës, pasi sipas tij, në letër nxitet tendenca për të shpopulluar Shqipërinë dhe për të evokuar abortet.

Ish deputeti i PD-së deklaron në një postim në facebook se gjatë 5 viteve të fundit në Shqipëri kemi 29 mijë raste aborti, ndërsa për shkak të aborteve selektive që prej vitit 1990 janë vrarë 33 mijë femra.

Një tjetër problem që Shehi has në letrën e ministreve të Qeverisë është prirja e tyre për të mbështetur martesat gay, që sipas të cilit, godet konceptin e vërtetë të familjes së përbërë nga burri dhe gruaja.

Kujtojmë që letra e ministreve shqiptare erdhi pasi deputetët hollandezë i kishin dërguar më parë një letër Parlamentit Evropian, ku shpreheshin që çelja e negociatave për anëtarsimin e Shqipërisë në BE është e parakohshme.

Të fundit