Flash News

KRYESORE

Letra e Ndrenikës për Kumbaron: Mirela paska bërë një gabim

Letra e Ndrenikës për Kumbaron: Mirela paska bërë një

Pas letrës së hapur me të cilën ministrja e Kulturës, iu drejtua aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika i është përgjigjur po me një letër ministres Mirela Kumbaro.

Në letrën, dhënë për “Panorama”, me titullin “Mirela paska bërë një gabim”, Ndrenika shkruan se “përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta”.

Ndrenika thekson në letrën e tij se “përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë”.

Publikohet dokumenti, Edi Rama firmosi hapjen e ‘bingos’ në ambientet e Teatrit Kombëtar, Kumbaro ‘tradhton’ shefin e saj

Letra e Robert Ndrenikes

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Për sa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Për sa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.

“Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti 

 

Të fundit