Flash News

KRYESORE

Letra e Opozitës së Bashkuar për OSBE/ODIHR, Gjiknuri: E njëanshme, nuk e firmos

Letra e Opozitës së Bashkuar për OSBE/ODIHR, Gjiknuri: E

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, e ka konsideruar letrën e Opozitës së Bashkuar për OSBE/ODIHR si retorikë politike dhe të njënshme.

Gjiknuri u shpreh se nuk mund të firmosë letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.

Kujtojmë se Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord.

Ndërkohë, 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

  1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
  2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
  3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
  4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
  5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

Të fundit