Flash News

KRYESORE

Letra e pestë e Ramës, Basha përgjigjet i vendosur: Asnjë hap pas!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak minuta më parë i drejtoi letrën e pestë publike.

Edhe në letrën e radhës, Rama e fton në dialog pa kushte dhe se zgjedhjet vendore nuk shtyhen.

Ndërkohë, Basha reagon i vendosur dhe i prerë ndaj kryeministrit se nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!”, shkruan Basha.

Të fundit