Flash News

KRYESORE

Letra e Presidentit për Trump, Rama: Qesharake, Meta del nga vetja

Letra e Presidentit për Trump, Rama: Qesharake, Meta del nga vetja

Kryeministri Edi Rama duke komentuar letrën që Presidenti Ilir Meta i dërgoi Presidentit amerikan Donald Trump pas votimit të Shqipërisë në OKB, tha se letra është absurde dhe qesharake.

“Realisht jam habitur sepse e njoh shumë mirë Metën dhe s’më ka habitur thirrja për të kapur armët në momentin e daljes nga vetja se ka gjithmonë një moment kur Meta del nga vetja, në mënyrë sistematike por në faza të ndryshme të kohës, por në këtë rast jam habitur se nuk e imagjinoj që një njeri me një sens përgjegjësie të bëjë një akt kaq qesharak për institucionin e Presidentit të Republikës, për shtetin, është e pabesueshme. Nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta”, u shpreh Rama në ‘Top Story’.

Të fundit