Flash News

KRYESORE

Letra e presidentit të SHBA, Lubonja: Si e shoh përgjigjen e Ramës, Amerika nuk është vetëm e Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar së fundmi një letër kryeministrit Edi Rama, e publikuar nga ky i fundit në rrjetet sociale.

Në këtë letër, Trump kërkon që Shqipëria të dalë nga nisma 17+1 e drejtuar nga Kina për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe t’u bashkohet vendeve që zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem.

Analisti Fatos Lubonja duke folur në ‘neës 24’ e komenton qëndrimin e Ramës të saktë dhe politik për shkak se pas një muaji në SHBA zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

“Rama e di se pas një muaji janë zgjedhjet në SHBA dhe SHBA nuk është e vetëm e Trump. Joe Biden njihet se është kundër vendosjes së disa ambasadave në Jerusalem. Ajo letër meriton të komentohet se shpjegon shkaqet se pse mbështetet një qeveri, pra për interesa gjeopolitike se sa korrupsioni, apo krimi i organizuar sic janë problemet tona.

Rama ka dhënë përgjigje të saktë dhe politike, pasi do presim rezultatin e zgjedhjeve. Pasi politikat e Trump kanë qenë kundër Europës, ndaj kemi një kompleks gjërash që duhen analizuar dhe duhet vendosur për interesin tonë dhe jo të shkojmë pas SHBA për cdo gjë. Kjo ishte një provë”, tha Lubonja.

Të fundit