Flash News

KRYESORE

Letra e studentëve drejtuar Kuvendit: Presim përgjigje deri më 6 Janar

Letra e studentëve drejtuar Kuvendit: Presim përgjigje deri më 6

Studentët që protestojnë prej 16 ditësh i kanë drejtuar një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkojnë që tetë kërkesat e tyre të përfshihen në buxhetin e vitit 2018.

Studentët i bëjnë thirrje Kuvendit dhe qeverisë që të marrë në shqyrtim këto kërkesa  deri më 6 Janar, kur ata do t’i rikthehen protestës.

“I kërkojmë parlamentit dhe qeverisë plotësimin e kërkesave nëpërmjet amendimit të ligjit mbi buxhetin, ku në zërin për arsimin e lartë të planifikohen të gjitha fondet e nevojshme sipas kërkesave tona që lidhen me anën ekonomike. Mos amendimi i ligjit të buxhetit sot  për ne konsiderohet shprehje e qartë e mospranimit të kërkesave tona. I kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve përgjegjëse që deri më datë 06.01.2019 të angazhohet në plotësimin e kërkesave”, u shpreh një student për Abc News.

Si pikë të parë në këtë letër drejtuar Kuvendit, studentët rendisin kërkesën për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, me qëllim përgjysmimin e tarifës për çdo nivel studimi. Po ashtu studentët kërkojnë përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës në universitete dhe konvikte si edhe transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe publikim të shpenzimeve online.

Një kërkesë tjetër në letrën e studentëve drejtuar Kuvendit është rritja nga 10 në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan dhe rektor si dhe çdo fakultet të ketë në përfaqesues të studentëve në Senatin Akademik.

Të fundit