Flash News

KRYESORE

Letra e vogëlushes: I dashur babagjysh, do shkëmbeja dhe mamin për një qen

Si çdo vit në qytetin Santa Claus në Indiana shkojnë një numër shumë i madh letrash në adresë të Santës.  Një skuadër elfësh u përgjigjet çdo letre  dhe më pas i katalogun në muzeun e Santa Claus për të gëzuar besimtarët e ardhshëm.

Letra e vogëlushes Megan, e shkruar mw 11 dhjetor të 1997, ka qenë një nga letra më të komentuara në të atij viti, vogëlushja kërkon një qen dhe madje është e gatshme të shkëmbej dhe mamin e saj për kafshën e saj të preferuar.  

Letra e plotë:

I dashur Santa (Babagjysh), unë jam përpjekur të jem një person i përgjegjshëm, unë shpresoj se do të marr atë që gjithmonë e kam dashur. Gjëja që unë dua më së shumti është një qen. qen. qen. Unë e di që nuk jam kujdesur shumë për qenin tim Giga por ai nuk është aq i vërtetë sa do të ishte një qen real. I dashur Santa, unë do të shkëmbeja edhe mamin tim të vetme, për një qen. E dija se një qen do të ishte një përgjegjësi e madhe, por i jam përgjëruar babait tim që kur isha tre vjeç dhe unë jam i lodhur prej kësaj.

Me dashuri, Megan”.

Të fundit