Flash News

KRYESORE

Letra kundër marrëveshjes për detin në tryezën e Metës, kusht Gjykata Kushtetuese

Letra kundër marrëveshjes për detin në tryezën e

Në tryezën e Presidentit Ilir Meta prej javësh ndodhet një letër dërguar nga një anëtar i delegacionit shqiptar që ka marrë pjesë në negociatat për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Politiko.al mëson se arsyeja se përse anëtari i delegacionit ka dalë kundër marrëveshjes është mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të fuqizohet, marrëveshja nuk duhet të nënshkruhet.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është efektivisht e mbyllur, për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1992, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në veting dhe vetëm dy kanë mbijetuar.

Kujtojmë që dhe më herët Politiko.al , raportoi për ekzistencën e një letre që ndodhej në tavolinat e presidentit të Repubikës, Ilir Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama. Kjo letër i është dërguar krerëve më të lartë të shtetit nga një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar, i cili shprehet kundër marrëveshjes së re të detit me Greqinë sepse ajo dëmton interesat ekonomike të vendit tonë./Politiko.al/

Të fundit