Flash News

KRYESORE

Letra që fisi Çapja i dërgoi Saimir Tahirit në 2016-ën: Banda e Suel Çelës ka mbështetjen e Qazim Sejdinit

Letra që fisi Çapja i dërgoi Saimir Tahirit në

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është në dijeni të faktit se Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ruhet me eskortë prej fundit të vitit 2016. Ka dijeni në detaje për arsyet, sepse urdhëri ka dalë nga zyra e tij kur në të qëndronte Saimir Tahiri.

Një burim konfindencial tha për lapsi.al se në nëntor të 2016, në zyrën e Saimir Tahirit ka mbërritur një letër nga fisi Çapja që i shpjegonte të gjithë lidhjen e Qazim Sejdinit me një grup të fuqishëm kriminal në trafikun e drogës dhe që vihej nën akuzë për disa vrasje.

Antarët e tij i këkronin të hetonte këtë grup kriminal si përgjegjës për masakrën e fillim-shkurtit 2016 me 3 të vrarë e 8 të plagosur nga fisi i tyre.

“Ky grup – shkruhet në letër – ka lidhje familjare me Qazim Sejdinin dhe gëzon mbështetje dhe mbrojtje të fortë politike prej tij”.

Fisi autor i kësaj letre ishte pjesë e një spiralje hakmarrjesh, që në më shumë se një dekadë ka shkaktuar 11 viktima në përplasjen me fisin Mema.

Përmendja e Qazim Sejdinit e bënte politikanin lokal potencialisht shenjestër të tij.

Saimir Tahiri i kërkoi pa vonesë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakos, që të garantonte sigurinë e Sejdinit. Një eksortë vazhdon ta ruajë ende edhe sot “Lalën e Elbasanit”, njëriun më të pushtetshëm të këtij qyteti.

Sapo vunë ne dijeni Saimir Tahirin për dyshimet që kishin ndaj grupit që drejtohej nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit, një grup i policisë kriminale u dërgua për t’i mbajtur nën vëzhgim Çapjat.

Në letrën drejtuar Saimir Tahirit, fisi Çapja e njoftonte se nën presionin e Qazim Sejdinit, policia mund të ishte kompromentuar.

Ndërkohë, opozita ka akuzuar Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktari se po drejtojnë bandën e rrezikshme në Elbasan me bekimin e Qazim Sejdinit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dje në Kuvend shkarkimin e kryebashkiakut të Elbasanit.

Të fundit