Flash News

KRYESORE

Letrat/ Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, fton Ramën dhe Bashën në presidencë

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga partitë politike që të nisin konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2021.

Për këtë, Meta u ka nisur nga një letër zyrtare kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Në letër, Meta ka ftuar fillimisht kreun e PS, Edi Rama për një takim në presidencë ditën e premte dhe një orë më vonë një tjetër takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

“Presidenti Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij kushtetuese neni 92. germa gj, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsesuale në Kodin Zgjedhor të miratuara me ligjin nr. 101/2020 si dhe në vijim të traditës së mirë ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikë së Shqipërisë", thuhet në letër, ndër të tjera.

Sipas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore që palët kanë rënë dakord disa muaj më parë, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në pranverë ose në vjeshtë. Konkretisht mes datës 15 prill dhe 15 maj, ose 15 tetor-15 nëntor .

Të fundit