Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Lëtyr’atyrë Politike/ Rama nuk di si të reagojë për kthimin e Shën Sofisë në xhami. Fuga i jep 7 ide
Kthimi i muzeut të Shën Sofisë në xhami, dikur katedrale e krishterë, nga ‘vëlla Erdogani’ e ka zënë ngushtë kryeministrin.
Më përgatit një memo me disa ide për reagime të mundshme, i ka shkruar në whatsapp këshilltarit për median, Endri Fuga.
Fuga pa vonuar i ka nisur disa variante:
1-Një deklaratë e kryeministrit:
E mbështes fuqimisht vendimin e presidentit Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami. Shën Sofia ka qenë një herë ndërtesë e krishterë, pra kishë, dhe njëherë laike, muze. Nuk ka asgjë të keqe, madje shkon në frymën e tolerancës fetare, për të cilën ne shqiptarët japim kisha e xhamia, që pas 1500 vjetësh, ajo të bëhet edhe faltore muslimane. Duke dëshmuar mbështetje për vëlla Erdoganin dhe për popullin mik turk, unë jap për këtë shembullin personal, duke qenë se jam lindur ortodoks, rritur si ateist dhe, që prej takimit me papa Françeskun, Markun, Tomën dhe Arbenin, i kthyer në katolik, zotohem se do të bëhem musliman.
I kërkoj ministres së Shëndetësisë, Manastirliut, megjithëse ka mbiemër të krishterë, që të marrë masa që të hapë klinikën e re Covid-4 dhe të përgatisë kalimin tim në muhamedanizëm nëpërmjet një synetllëku që do transmetohet live në ERTV.
2 - Të dalë Elisa me një reagim ku të thotë se sot Rama ngjan më shumë me Ismail Qemalin se me Skënderbeun. Kemi nevojë për aleanca më pak kristiane në këto momente.
3- T’i themi Baba Mondit të bëjë një reagim ‘bektashi’, dmth edhe musliman, edhe jo, dhe nuk ia merr kush për keq.
4- Të reagojmë kundër duke përdorur në fund të deklaratës emrin Edi Ramë-Berisha (që t’ia ngecim Doktorit dhe të themi ‘Fajin e ka Saliu’).
5- Të kërcënojmë se do ta nxjerrim xhaminë e Et’hem beut nga lista e monumenteve të Kulturës, ta shembim dhe t’ia japim Besos ose Gazit të ndërtojë kazino (ti e di se feja muslimane është kundër bixhozit).
6-Të zbatojmë idenë e vjetër të avokat Ngjelës duke e mbushur kubenë e xhamisë së rrugës së Kavajës me piktura si të kapelës Sistine.
7-Deklaratën pro xhamisë ta bëjë Vis Naçi në turqisht, shoqëruar nga një rukje në arabisht e Sidrit Bejlerit. Kështu turqit na marrin vesh, por jo shqiptarët.
8- Të çojmë Marin Memën që të vërtetojë me metodologjinë e pagabuar shkencore të ‘Gjurmë shqiptare’, se Shën Sofia është në fakt ilirike dhe është lënë aty pas kthimit nga Troja të trupave të Agamemnonit (gjithashtu ilir).
9- Të fabrikohen në FB-në tënd sa më shumë "Fjalë të shenjta" të Shën Sofisë, se kështu nuk merret vesh jemi pro, apo kundër konvertimit. Ua bëjmë qejfin të gjitha palëve.
*Personazhet në këtë rubrikë janë realë, por ngjarjet janë të imagjinuara. Çdo përkim me realitetin është rastësi.
**Emri i rubrikës 'Lëtyr’atyrë Politike' është një lojë me fjalët 'Literaturë' (Politike) dhe Lëtyrë (një gjë e yndyrshme, e bezdishme, që ndjell ndoht).