Flash News

KRYESORE

Lëvizja e papritur, Adriatik Llalla refuzon takimin me Saimir Tahirin

Lëvizja e papritur, Adriatik Llalla refuzon takimin me Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkoi ditën e sotme të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, por ky i fundit e ka refuzuar.

Burime nga brenda Prokurorisë bëjnë me dije se takimi i Tahirit me Llallën nuk do të realizohet për shkak të angazhimeve të tjera të Prokurorit.

Tahiri do të mbajë sot një konferencë për shtyp, në orën 16:00, ku do të flasë për akuzat ndaj tij për përfshirjen në çështjet e drogës dhe favorizim të kushëririt të tij Moisi Habilaj, i arrestuar nga policia italiane ditën e djeshme.

Kujtojmë, që kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili dhe më herët ka denoncuar Tahirin dhe Habilajn për përfshirjen në çështjet e drogës, kërkoi sot në mëngjes arrestimin e Saimir Tahirit. Basha u shpreh se Rama tashmë i ka mbi tryezë dokumentet që impikojnë Tahirin dhe se duhet të ndëshkojë përgjegjësit.

Të fundit