Flash News

KRYESORE

Lëvizja e pazakontë, Kina i shtrin dorën Koresë së Veriut

Lëvizja e pazakontë, Kina i shtrin dorën Koresë së

Udhëheqësit e Kinës dhe të Koresë së Veriut kanë këmbyer mesazhe personale, sipas televizionit shtetëror korean, një levizje e rrallë që munë të përçojë një ndryshim të madh në marrëdhëniet diplomatike në nivele të larta.

Në një deklaratë që u publikua nga agjencia shtetërore e lajmeve KNCA dje, presidenti kinez Xi Jinpig ju përgjigj një mesazhi të Kim Jong Un, i cili javën e kaluar e përgëzoi Xi për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste kineze.

Sipas KCNA, Xi tha se dëshiron të ndihmojë në promovimin e një “lumturie më të mrekullueshme” në të dyja vendet, si dhe do të “mbrojë paqen rajonale”.

"Unë uroj që me situatën e re pala kineze do të bëjë përpjekje me palën koreano-veriore për të promovuar marrëdhëniet ndërmjet dy palëve”, shkruhej në mesazhin e Xi, sipas KNCA-së.

Të fundit