Flash News

KRYESORE

Lëvizja e Prokurorisë kundër Aqif Rakipit; PD kërkoi heqjen e mandatit në muajin tetor, në listë edhe deputeti i PS

Lëvizja e Prokurorisë kundër Aqif Rakipit; PD kërkoi heqjen

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sot nga KQZ të heqë mandatin e deputetit për Aqif Rakipin, për shkak se ka manipuluar formularin e dekriminalizimit.

Ndonëse hetimet kanë nisur që në shtator të 2017-ës, ishte Partia Demokratike që kërkoi  në muajin tetor heqjen e mandatit për Rakipin, pasi ky i fundit u shpall sërish fitues në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por Rakipi nuk ishte i vetëm në listën e PD-së, pasi pjesë e saj ishte edhe deputeti i PS-së në Kurbin, Gjetan Gjetani, për të cilin demokratët pretendojnë se ka patur probleme me drejtësinë italiane.

Deri më tani, Prokuroria nuk ka marrë asnjë vendim për mandatin e socialistit Gjetani.

Fotot/ Dy deputetët e rinj të PDIU-së dhe LSI-së që do zëvendësojnë Rakipin dhe Rehovicën

Të fundit