Flash News

KRYESORE

Lëvizja e radhës e Arta Markut, rikthen prokurorin që e shkarkoi

Lëvizja e radhës e Arta Markut, rikthen prokurorin që e shkarkoi

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka firmosur një tjerë lëvizje. Në një vendim të fundit, Marku ka sjellë në prokurorinë e Tiranës prokurorin Agron Gjana.

Në janar të këtij viti, Arta Marku e shkarkoi Gjanën nga drejtimi i Prokurorisë së Durrësit, duke e komanduar atë përkohësisht në prokurorinë e Pukës.

Agron Gjana është një prej prokurorëve të cilëve ju refuzua viza amerikane pak kohë më parë. Në prill të 2016-ës, ambasada sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë.

Të fundit