Flash News

KRYESORE

Lëvizja që stepi socialistët, deputetë e opozitës refuzojnë dosjen e prokurorëve për Tahirin 

Lëvizja që stepi socialistët, deputetë e opozitës

Në mbyllje të seancës dëgjimore në Këshillin e Mandateve, prokurorët e Krimeve të Rënda u kanë ofruar deputetëve të të dy palëve dosjen e plotë hetimore për Saimir Tahirin. Burime të politiko.al brenda mbledhjes bëjnë me dije se, në emër të opozitës, ka qenë Enkelejd Alibeaj që e ka refuzuar dosjen duke u thënë prokurorëve 'nëse ju thoni se ka prova që e implikojnë Tahirin, ne u besojmë'. Alibeaj ka shtuar se nuk ka vlerë që deputetët t'i futen diskutimit se çfarë është provë e çfarë jo, sepse ajo që mund të jetë provë për njërin nuk mund të shihet si e tillë nga dikush tjetër. Ky, sipas deputetit demokrat, do të ishte një debat i pafund.

Qëndrimi i opozitës, thonë burimet, i ka stepur edhe kolegët e tyrë të mazhorancës, të cilët gjithashtu nuk e kanë marrë në dorëzim dosjen hetimore. Në fund, deputeti Saimir Tahiri ka kërkuar tri ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen, por Këshilli i ka dhënë një ditë duke vendosur për takimin e radhës mëngjesin e së shtunë në ora 10.

Të fundit