Flash News

KRYESORE

Lëvizja surprizë e Ramës, shkarkime dhe emërime të reja në Qeveri

Lëvizja surprizë e Ramës, shkarkime dhe emërime të reja

Qeveria shqiptare ka zhvilluar sot një mbledhje në orën 10:00, përpara se Kuvendi të mblidhet për të miratuar propozimet e PD-së për ministrat teknikë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizje në katër ministri të rëndësishme në nivel zëvendësministrash.

Elona Gjebrea është liruar nga detyra si zv/ministre e Brendshme dhe në atë pozicion është emëruar Ravena Bode.  

Ervin Mete është liruar si zv/ministër i Financave dhe vendin e tij e ka zënë Irena Beqiraj, e cila ka qenë së fundmi këshilltare e kryeministrit për ekonominë dhe mbajti për disa muaj postin e drejtoreshës së përgjithshme të Doganave.

Eridian Salianji është liruar nga detyra si zv/ministër i Drejtësisë dhe aty është emëruar Redina Gjonaj.

Në Ministrinë e Shëndetësisë është emëruar zv/ministre Mira Kapisyzi.

Të gjitha këto ministri janë prekur nga ndryshimet si pasojë e marrëveshjes Rama-Basha, ku në krye të të cilave do emërohen propozime nga PD.

 

Të fundit