Flash News

KRYESORE

Lëvizja Vetëvendosje po mendon të hapet edhe në Maqedoninë e Veriut

Lëvizja Vetëvendosje po mendon të hapet edhe në

Lëvizja Vetëvendosje ka si synim që të shtrijë aktivitetin e vet edhe në Maqedoninë e Veriut.  Ndërsa partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë e ka hapur tashmë qendrën e vet në Shqipëri, duket se të njëjtin plan ka edhe për në shtetin fqinj. Duket se në pranverë, ideja e VV-së do të konkretizohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve INA në RMV shkruan se “Ky është synim i shtrirjes së Lëvizjes për të ofruar frymën e veprimit të saj politik. Pas Shqipërisë, sigurisht se vazhdimisht ka kërkesa dhe synime për shtrirje edhe në Maqedoninë e Veriut”.

Madje lëvizja ka disa figura me të cilët ka bashkëpunuar dhe tani po kërkohet vetëm figura që do t’i prijë asaj. Synimi është që ajo të pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Te VV-ja duan që të veprojnë pasi aktualisht partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përçarë, e kjo sigurisht që do të ndikojë keq në përpjekjet për më shumë të drejta të popullsisë shqiptare në vend.

Të fundit