Flash News

KRYESORE

Lëvizje e madhe te Top Channel, Sokol Balla largohet nga detyra, zëvendësohet nga Endri Xhafo

Sokol Balla nuk është më drejtor i Informacionit në Top Channel. Sipas 'Newsbomb', Balla nuk do të ketë më funksionin e rëndësishëm në televizionin më të madh në vend.

Në vend të tij, është emëruar gazetari Endri Xhafo, i cili ka vetëm pak muaj që është rikthyer në Top Channel, pas largimit nga Abc News.

Sa i përket emisionit ‘Top Story’, transmetimi do të vazhdojë me drejtimin e Ballës.

Javët e fundit është vënë re një përplasje e 'TCH' me qeverinë e kryeministrit Edi Rama, kronika të cilat janë përgatitur nga Endri Xhafo.

Të fundit