Flash News

KRYESORE

Lëvizje në ‘frontin opozitar’, Monika Kryemadhi sërish në selinë e PD-së për t’u takuar me Bashën

Lëvizje në ‘frontin opozitar’, Monika Kryemadhi

Në ‘frontin opozitar’ vijojnë lëvizjet për përballjen me qeverinë e Edi Ramës pas skandalit të çështjes Tahiri. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbërritur këtë pasdite në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me kryetarin Lulzim Basha. Ajo shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, ndërsa Basha nga Edmond Spaho, gjithashtu kryetar grupi.

Ky është takimi i dytë që Basha dhe Kryemadhi zhvillojnë në selinë blu dhe i pari pas vendimit për të bojkotuar Kuvendin deri të mërkurën e kësaj jave, ku mazhoranca do i dalë në mbrojtje ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.

Gazetari përgënjeshtron Ramën: Për njërin prej prokurorëve të çështjes ‘Tahiri’, lobove që të vendosej në atë pozicion

Të fundit