Flash News

KRYESORE

Lëvizje në policinë e shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Vlorë, Elbasan dhe Pukë

Lëvizje në policinë e shtetit, emërohen drejtuesit e rinj

Një sërë lëvizjes kanë ndodhur në drejtimin e disa komisariateve në vend. Ndryshimet kanë prekur policinë e Vlorë, Elbasanit dhe komisariatin e Pukës.

Në krye të policisë së Vlorës është emëruar Alket Ahmeti ndërkohë që zëvendës i tij do të jetë Dritan Dorda.

Në Elbasan, Ilirjan Balla është emëruar zëvendësdrejtor i policisë, duke marrë në këtë mënyrë postin që mbante Edmond Sulaj. Shef rendi është emëruar Bledar Perbati në vend të Lavdërim Durbakut.

Në drejtimin e komisariatit të Pukës është emëruar Asllan Zhivani, ndërkohë që Pal Marku që ka mbajtur më herët këtë post është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit.

Të fundit