Flash News

KRYESORE

Lëvizje në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve në Tiranë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Shef i komisariatit numër 6 në Tiranë emërohet Pal Marku.  Po ashtu, Komisar Gilbert Hoxha u emërua shef komisariati numër 2, Neritan Boç specialist i përkohshëm te Hetimet e Krimeve, si dhe  Artur Heba shef Komisariati në Kruje, Edvin Ndreu Nëndrejtor policie në Durrës.

“Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”, sqaron policia.

 

Të fundit